Princesha Diana është një nga personazhet më të përfolura të Familjes Mbretërore, edhe pse nuk jeton më. Ajo lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe ishte bashkëshortja e Charles, Princit të Wellsit.
Diana në këtë martesë lindi edhe dy fëmijët e saj, Princin William dhe Harry, të cilët janë trashëgimtarë të familjes mbretërore.
Princesha Diana vdiq në 31 gusht të vitit 1997, në një aksident të rëndë automobilistik, kur ajo ishte 36 vjeç. Ndërsa tanimë kanë kaluar mbi 26 vite që nga tragjedia e saj dhe vdekja në Paris.
ObserverKult ua sjell disa thënie nga Princesha Diana:
– Kryeni një akt të rastësishëm mirësie, pa shpresë për shpërblim, të sigurt duke ditur se një ditë dikush mund të bëjë të njëjtën gjë për ju.
– Më pëlqen të jem një shpirt i lirë. Disave nuk u pëlqen kjo, por unë jam kështu.
– Ata thonë se është më mirë të jesh i varfër dhe i lumtur se sa i pasur dhe i mjerë, por si thua për një kompromis si mesatarisht i pasur dhe thjesht me humor?
– Sëmundja më e madhe sot është ndjenja e të qenit i padëshiruar. Njerëzit kanë nevojë të dashurohen, pa dashuri njerëzit vdesin.
– Bëni vetëm atë që ju thotë zemra.
– Secili prej nesh duhet të tregojë se sa kujdesemi për njëri-tjetrin dhe, në këtë proces, kujdesemi për veten.
– Do të doja të isha një mbretëreshë në zemrat e njerëzve, por nuk e shoh veten si mbretëreshë e këtij vendi.
– Nëse gjeni dikë që e doni në jetën tuaj, atëherë qëndroni pas asaj dashurie.
– Kur je i lumtur, mund të falësh shumë.
– Familja është gjëja më e rëndësishme në botë.
– Të gjithë duhet të vlerësohen. Të gjithëve duhet t’i jepet mundësia të bëjë diçka.
E përgatiti: A. S.- ObserverKult
———————————-
Lexo edhe:
LETRA TRONDITËSE E PRINCESHË DIANËS PARA SE TË NDËRRONTE JETË: BURRI IM PO PLANIFIKON…