Lamtumirë Ezio Bosso…

“Ju lutem mos më kërkoni që të luaj më, gishtat nuk më përgjigjen”. Me këto fjalë mjeshtri Ezio Bosso i kishte ngrirë të gjithë dashamirësit e tij vjeshtën e kaluar; nën darën e sëmundjes së tij neurodegjenerative që e kishte detyruar të përfundonte në karrige me rrota dhe gjithashtu i kishte hequr fjalët nga goja.

Italiani Ezio Bosso vdiq sot në moshën 48-vjeçare pas vitesh të gjata mbi tastierë dhe në qendër të vëmendjes së publikut, duke u bërë një simbol i forcës, pasionit, guximit.

Dikur i thanë se “një djalë punëtori nuk mund të bëhej dirigjent” dhe ai përkundrazi u bë dirigjent i orkestrës. Sëmundja për të nuk u bë pengesë për të korrur sukses pas suksesi, i ftuar i shpeshtë në programe TV, duke shijuar sukses të madh, i aftë të qeshte gjithmonë dhe të fliste me çdo lloj auditori. Ai tregoi gjithçka, të gjitha pengesat nga sëmundja dhe të gjitha paragjykimet në mjedisin muzikor klasik.

Vetë-depresionues dhe i drejtpërdrejtë ai u përpoq të shpjegojë se Beethoven dhe Tchaikovsky mund të ndihmojnë për tu përmirësuar çdo njëri.

Ai lindi në Torino, vdiq në shtëpinë e tij në Bolonjë. Shëndeti i tij u përkeqësua në vitin 2011, përparimi progresiv i degjenerimit të neuroneve motorike e çoi atë në gjysmë paralizë dhe përfundimisht në vdekje.