Lasgush Poradeci: Ishe vogëloshe…isha mituri…

vala poezi nga lasgush popradeci

Poezi nga Lasgush Poradeci

Ishe vogëloshe…isha mituri…
Kur më dole mbudhe, ti moj lumja ti!

Vinte perëndimi me të vagëlluar
Pa m’i shtire tinës ata syt’ e shkruar.

Ata syt’ e shkruar, sytë moj të fjetur,
Shtatë vjet me-radhë t’i kam përshëndetur.

Kur më pe së pari, more-e m’u largove,
Kur më pe së dyti, more-e m’u afrove,
Kur më pe së treti, more-e më pushtove,
Të putha në gushë, ti m’u turpërove,
Papo ule kryet e shkove vajtove.

ObserverKult


Lexo edhe:

“LASGUSH PORADECIN E SOLLËN NGA SPITALI ‘TË VDEKUR’, POR PAS CA ORËSH U NGRIT NGA ARKIVOLI”

Aktori i njohur, Mevlan Shanaj, ka folur së fundmi për lidhjen e tij shpirtërore me shkrimtarin e madh Lasgush Poradeci. Ai tregon se ka pasur fatin që ta takojë e të flasë me shkrimtarin, ku ka mësuar shumë prej tij.

Një rrëfim nga Mevlan Shanaj:

Lasgush! Sa frikë t’i qasesh këtij emri! Kam pasur mundësinë t’i qasem, të bisedoj, të më tregonte shumëçka jo vetëm për estetikën, për jetën, për shkollën, për femrat dhe kurdoherë krenar, fodull, diktator (në fakt perandor i mendimit të lirë). Në korrik të 1981, Mario Ashiku, regjisor në Pogradec, (sigurisht si i dënuar nga Instituti i Arteve) me trupën e aktorëve kishte përgatitur një shfaqje me poezitë e Poradecit.

Më kishte ardhur sgalemi në dorë. Bisedova me Dr. Misto Marko, mik i Lasgushit, burrë i ditur. Shkojmë te Thomaqi, miku më i afërt. Thomaqi kishte një si studio i thënçin që punonte si piktor apo ekzekutues i pllakateve apo lajmërimeve të qytetit. Pasion kishte pllakatet e filmave. Lasgushi aty në atë studio kalonte orë me Thomaqin, po aty në një nga ata magnetofonët që shpërndau Lidhja e Shkrimtarëve, herë pas here Lasgushi recitonte! Nuk di se ku duhet të jenë ato lexime poetike me zërin e tij.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU