Ledia Dushi: Kam andrrue përnatë fytyra edhe pse s’janë (prej) njeriu

ledia dushi

Poezi nga Ledia Dushi

Kam andrrue përnatë fytyra edhe pse s’janë (prej) njeriu
a janë dashnie që t’çon kah përjetësia apo veç toka
lëshon gurë për dashni
ndërsa qielli t’merr e t’nxjerr matanë kah asgjaja e sigurt
ndër andrra fytyrat i kam pa e kam ditë kah asht zjarmi që djeg
sa herë e kam nxjerrë veten prej aty gjysë përzhitë
për me u përzhitë edhe ma
e me u mërtisë në t’vetmen lëkurë timen
andrrën me atë fytyrën që t’djeg e t’nis m’at’anë
pushtue përbindshëm Përjetësie
a asht përjetësie fryma kah kam ardhë e tash veç
ujna e ujna e ujna që i thithin
lule e lule e lule si thirrce për matanë e i pres me
ra e me ra përmbi mue
të denja me mbi në t’vetmen tokë t’mundshme
kokën time

ObserverKult

Kliko edhe:

LEDIA DUSHI: FEMNA S’ASHT NJERI


LEDIA DUSHI: SI PLASET TOKA MJESEVE

Lexo edhe:

LEDIA DUSHI, POETE ELITARE – E NDRYSHME NGA ‘ARADHA E SIBILAVE’

Poezia ia pushton pavetëdijen shpirtërore e vetëdijen e krijimit qysh në moshën e fëmijërisë. Krijimet nga mosha 15 vjeçare përfshihen në vëllimin e saj të parë “Ave Maria bahet lot” (tashmë 19 vjeç), libër i vlerësuar si libri më i mirë për poezinë e të rinjve në vitin e largët 1998.
Ishte e para herë që nga Ministria e Kulturës organizohej ceremonia e shpërndarjes së Pendës së Artë, e ndërsa Dushi merrte çmimin për poezine e të rinjve, poeti Sadik Bejko merrte Pendën e Artë për vëllimin poetik “Letër Hamurabit”.
Libri i dytë “Seancë dimnash” botohet në vitin 1999 (me poezi të viteve 1995-1997) dhe kalon, për rrethana krejtësisht jashtëletrare, pa rënë në dorë të lexuesit.
Libri i tretë “Me mujt me fjet me kthimin e shpenve” ështe kryevepra e Ledia Dushit. 33 psalme te mrekullueshme në kërkim të ADN-së së gjakut zanafillor poetik…

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult