Ledia Dushi, Manjola Brahaj dhe Arjola Zadrima, sot në Festivalin Poetik të Prishtinës

festivali poetik i prishtinës 3

Poetet Ledia Dushi, Manjola Brahaj dhe Arjola Zadrima, zëra krejtësisht të veçantë të Letërsisë shqipe, sot janë mysafiret në Festivalin Poetik të Prishtinës.

Programi i Festivalit Poetik të Prishtinës, sot fillon nga ora 18:00 dhe mbahet në Termokiss.

Shikuesit do të kenë mundësi të ndjekin pra:

 poetet Ledia Dushi, Manjola Brahaj dhe Arjola Zadrima për lexime poetike e diskutime,

Ismet Kallabën nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” e Ulqinit me të cilin do të debatojmë për “Decentralizimin dhe demetropolizimin e kulturës”,

– do të promovojmë romanin e Ahmet Selmanit “Bërja e shkretëtirës” për të cilin do të flasin Zyrafete Shala dhe Hajriz Sejdiu,

– Mr.Indefinite do të paraqitet me video-performancën “Labirinti i barazisë”, ndërsa

– Genc Krasniqi do të kujdeset për pjesën muzikore.

Ndërsa dje Dita e parë e festivalit ju kushtua Letërsisë shqipe në Maqedonisë, duke filluar me një Homazh artistik në nderim të poetes Lindita Ahmeti, për të vazhduar me pjesën e dytë ku u shpalos mendimi kritik e studimor për Letërsinë shqipe në Maqedoni dhe tutje në pjesën e tretë me Orën e madhe poetike.

Para publikut u paraqitën: Ali Aliu, Agim Vinca, Nehas Sopaj, Puntorie Muça Ziba, Lulzim Haziri, Shaip Emerllahu, Vjollcë Berisha, Xhabir Ahmeti, Ahmet Selmani, Salajdin Salihu, Bardhyl Zaimi, Nurie Emrullai, Arlind Farizi, Fatos Rushiti, Valdeta Dulahi,, shoqëruar nga artistët: Fitnete Tuda dhe Astrit Stafai.

ObserverKult


Lexo edhe:

DITA E PESTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET TËRËSISHT POETËVE TË RINJ

DITA E KATËRT E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ LEXIME POETIKE E PROMOVIME, DEBAT PËR TEATRIN, KËNGË KORALE

DITA E TRETË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ POEZI, KRITIKË , DEBAT E MUZIKË…

DITA E DYTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROMOVIM LIBRI, DEBAT TEMATIK, TAKIME POETIKE…

DITA E PARË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET LETËRSISË SHQIPE NË MAQEDONI