Ledina Çelo: Këtu jeton një shpirt që ti s’e njohe kurrë… (teksti dhe kënga)

Përpos që është këngëtare mjaft e talentuar, Ledina Çelo gjithashtu është e njohur edhe si modele e cila skenat i ka ndarë mes festivaleve dhe atyre të modelimit.

Në dhjetor të vitit 2003, ajo drejtoi edicionin e 43-të të Festivalit të Këngës, konkursin kombëtar parapërzgjedhës për Eurovizion. Një vit më vonë, ajo mori pjesë si konkurrente me këngën “Nesër Shkoj” me çrast edhe mori vendin e parë.

Ajo u kualifikua në finalen e madhe të Eurovizionit dhe përfundoi në vendin e gjashtëmbëdhjetë. Në vitin 2006, Ledina Çelo zë vendin e dytë në Kënga Magjike me këngën “Jemi Të Huaj”.

Në vazhdim ju sjellim tekstin e këngës “Gaboja” me të cilën u paraqit në “Kënga Magjike” të vitit 2013:

Këtu nën lëkurë jeton një shpirt
që ti s’e njohe kurrë.
Dhe sytë prek ngadalë,
mbushur me dritë,
Që kurrë s’e pe ti jo.

Unë ditë për ditë u tjetërsoja,
Doja t’i ngjasoja asaj,
Unë ditë për ditë për ty ndryshoja,
Sa gaboja… Po pse të jem ajo?

Gaboja…
Ti kërkoje tjetër emër.
Gaboja…
Unë jetoja si një tjetër,
Sa e rëndë të zgjohesh vetëm.
Po paguaj të vërtetën,
Gaboja…
Mbi mëkate flija se të doja.

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

LUAN ZHEGU & LEDINA ÇELO: ERDHA SËRISH I PËRMALLUAR… (TEKSTI DHE MUZIKA)