Lefter Çipa: Të të shihja dhe një herë!

Nuk e di pse qeshje natën,
Si e Bukura e Dheut.
Nuk e di pse shkelje valën,
Me çap e dritën e kreut!
Qeshja jote si ujëvarë,
Zbrazej dimër, derdhej verë.
Kisha qejf që duke qarë
Të të shihja dhe një herë!

ObserverKult


Lexo edhe:

PUBLIKOHET NJË POEZI E PANJOHUR NGA LEFTER ÇIPA, AJO QË ‘E ÇOI’ NË BURG

Publikohet historia e panjohur e të madhit Lefter Çipa, poetit të njohur të iso-polifonisë labe me origjinë nga fshati Pilur i Vlorës.
Autor i 18 librave dhe qindra e qindra këngëve të interpretuara nga Grupi Polifonik i Pilurit, Çipa drejtoi si udhëheqës artistik për disa dekada.
U konsiderua si ‘Lasgushi i Bregut’, apo ‘Princi i iso-polifonisë labe’.
Çipa u nda nga jeta para tre ditësh.

Është interesante që në gushtin e vitit 1972, sapo dëgjoi për ngjarjen e anijes “De Rada”, që u arratis për në Greqi me 32 persona në bordin e saj, shkroi një këngë emocionuese.

Aty thuhej:
“Çan ‘De Rada shqiptare
nëpër det e në stuhi
me kapiten Vasil Malon
avancojnë për në Greqi”.

Vargjet e kësaj kënge filluan t’i këndonin disa pjesëtarë të Grupit Polifonik të Pilurit.
Kënga jehonte teksa ktheheshin nga Himara për në fshatin e tyre me automjetet e kooperativës.
E gjitha si kundërvënie ndaj jurisë së festivalit të grupeve amatore të zonës, që i kishin dhënë vendin e parë Himarës, për shkak të këngës ku thuhej:
“Çan anija shqiptare / nëpër dete dhe stuhi / se ka kapiten shokun Enver / që drejton me zotësi”.
Ajo ngjarje bëri bujë të madhe dhe Lefteri u thirr në Komitetin e Partisë së rrethit të Vlorës. Njerëzit e Sigurimit të Shtetit i kishin bërë gati prangat dhe vetëm pas ndërhyrjes së Hysni Kapos nga Tirana, ajo ngjarje u mbyll.
Lefteri shpëtoi nga burgu duke u dërguar gjashtë muaj si punëtor në prodhim!…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU