Lefteris Hapsiadhis: Haber i mallkuar…

maria e dashuruar


Mbërriti haber i mallkuar,
tek rrinim në kafene
dhe me duart kryqëzuar,
thamë: o Zot, ç’ na gjeti ne?!…

Vdekj’ e pabesë, e pafytyrë,
si na e bëre k’të mënxyrë?!
More nga shoqëria jonë,
djaloshin më të mirë.

Dolëm rrugës të shushatur,
shpirt vrerosur dhe nxiranë,
pse një rregull s’duhet mbajtur,
që të rinjtë mos shkojnë matanë?!

Shqipëroi: Arqile Garo

LEXO EDHE: LINA NIKOLAKOPOULU: NË ËNDRRA TI MË VJEN PAPRITUR…