Legjenda e çuditshme e veprave të humbura të Ernest Hemingway

Legjenda e çuditshme e veprave të humbura të Ernest Hemingway, në një tren parizien

Të humbasësh disa orë punë është e tmerrshme, qoftë nëse është një roman i madh amerikan, qoftë nëse është një tezë kolegji. Por ajo që ndodhi me vite të tëra shkrime të Ernest Hemingway-it në një tren në Paris është vërtetë material për legjendë – dhe mister.

Në vitin 1922, bashkëshortja e parë e Hemingway-it, Hadley, jetonte në Paris. Ndërkohë që Ernesti udhëtonte nëpër Evropë si gazetar.

Kur ai takoi një botues në Zvicër, i shkruajti të shoqes dhe i kërkoi të bashkohej me të në Gjenevë. Bashkë me disa prej dorëshkrimeve të tij të pabotuara.

Kështu Hadley paketoi katër vite prozë të Heminway-it në valixhen e saj. Dhe i hipi trenit për Paris.

Pasi vendosi valixhen, e cila përfshinte të gjithë kopjet e karbonit të veprave, bashkë me origjinalet e tyre, në vendin e posaçëm, ajo shkoi të marrë pak ujë.

Kur u rikthye, valixhja kishte “ikur”. Ndonëse kërkoi ndihmë nga ata që punonin në tren, valixhja nuk u gjet kurrë. Hadleyt iu desh të udhëtojë deri në Gjenevë duke menduar se çfarë do i thoshte të shoqit kur të mbërrinte, transmeton ‘bota.al’.

Asgjë prej veprave nuk u gjet ndonjëherë. Dhe autobiografia e Hemingway-it e bën të qartë efektin shkatërrimtar që incidenti pati mbi të dhe marrëdhënien e tyre. Në atë kohë, ai jetonte mirë si gazetar. Por nuk ishte aspak gjigandi i letërsisë që do të bëhej.

Është magjepsëse të mendosh për personin që vodhi valixhen. Dhe zhgënjimin e tij kur e ka hapur dhe ka parë thjeshtë disa shkrime të një autori amerikan të panjohur.

ObserverKult

——————

LEXO EDHE:

Ernest Hemingway: Fusha e nderit