Leon Lekaj: Dilemë

Leon Lekaj
Leon Lekaj

Poezi nga Leon Lekaj

Fëshfëritën pemët e reja:
-Po vjen një i panjohun.
Thanë fëmijët që luenin rrugës:
Po vjen nji i panjohun.
Lëvizën kryet lulet:
-Po vjen një i panjohun.
I pëshpëriti nji gjimnaziste shoqes:
-Po vjen një i panjohun.

E sytë i kthenin të gjithë nga unë.

…veç rrugica e vjetër heshti.
Dukej ish tue mendue.
Me ma falë mungesën…?
Apo me më qortue.

Shkodër, 1991

ObserverKult


leon

Lexo edhe:

LEON LEKAJ: MOHIM NË NJË NATË KRISHTLINDJESH

Slita prej argjendi ndali tek ksolla e tij dhe një grue hyni me hapa të çmenduna drejt e brenda. Çasti iu duk i pabesë, kur ajo e urdhnoi të çonte kryet që shihte nga votra. Rroba e plakut të Krishtlindjeve, që aq mrekullisht i shkonin për shtat, rrëshqiti poshtë kambëve pa zhurmë, ndërsa sytë e tjetrit u zmadhuen tej masave përshkruese.

E gjithë skena gremisej normalisht drejt honeve të parapërgatituna n’imagjinatën e grues së slitës. Dy gjinj nervozë ju ngjeshën në parzm, ndërsa atij i duhej të merrej me zbërthimin e të shkuemes, në ditët kur ajo kishte depërtue thellë në jetën e tij. Grueja i tha se nuk duhej të vazhdonte me ba jetën e murgut, por ai u mbraps si një kërmill i lënduem, ndërsa nervat mund t’i këputeshin nga çasti në çast. Mandej shtrëngoi fort gojën, shenjë që diftonte se ajo nuk duhej ta tradhtonte kurrsesi dhe mbylli sytë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU