“Fli violina ime”, poezi nga Leon Lekaj
Tingujt e violinës kanë heshtur, s’bien më
Ka heshtur me ta dhe gëzimi im i mirë
Ka kohë që mes ëndrrash violina ime fle
Dhe unë me të të flija do kisha dëshirë
Lart mbi komo fle violina ime.
FLI! Se unë s’mundem të të zgjoj tani
Do derdheshin prej teje sa e sa kujtime
Ndaj violina ime, ti më mirë fli!
Do të zgjoj një ditë në një mëngjes të bardhë
Kur gzimi të jetë kthyer tek unë përsëri
Atëher’ kujtimet le të derdhen varg
Tani në mes ëndrrash, violina ime fli!
Nëntor, 1982
ObserverKult
Lexo edhe: