Leonard Cohen: Edhe pesë herë tjera!

leonard cohen stili

Më në fund telefonova njerëzit për të cilët nuk doja t’ia dija!
Pasi ra tri herë zilja e telefonit thash:
Do ta lë të bie edhe pesë herë tjera,
E di se ku do të më dërgoje kjo thirrje, kaq di.

Telefoni është një instrument i mrekullueshëm
Por asnjëherë nuk mësova ta përdorë si duhet
Vazhdoj e pres, edhe pesë herë do ta dëgjojë zilen
Dhe do ta përmbys dëgjojsen.

Kabina është më e rehatshme se një farmaci
Aty me përdredhje të argjendtë, qëndron i bukur, telefoni i zi.

Ndërsa farmacia për mendimin tim
ka më shumë gërshërë e tuba,

Pikërisht çka i duhet trupit tim.

Kisha nevojë për një sirup për kollë,
E di se do ta kërkoj me përtesë.

Kam dëgjuar se rojet e farmacive i urrejnë telefonat
Aq sa i urrejnë njerëzit si unë që në një kabinë telefoni
Po mundohen t’i dëgjojnë jehonat.

Edhe pesë herë tjera…

Vendosa të qëndroj në të njëjtën rrugë
Të shkoj në farmaci
Dhe të kthehem prapë, t’i thërras ata për të cilët nuk doja t’ia dija.

Përktheu: Adelina Çoçaj Ismaili