Kam pasur titullin Poet
bën vaki edhe isha
për një kohë
Po ashtu edhe titulli Këngëtar m’u akordua
edhe pse
mezi mund të mbaj melodinë
Për shumë vite
isha i njohur si Murg
e rruaja kokën dhe vishja rrobat
dhe zgjohesha herët në mëngjes
I urreja të gjithë
por veproja me bujari
dhe askush nuk më gjeti
Reputacioni im
Si Gruar ishte shaka
Kjo më bëri të qesh me hidhërim
nëpër dhjetë mijë net
që i kam kaluar i vetëm
Nga dritarja e katit të tretë
mbi Parc du Portugal
Kam shikuar borën
si binte gjatë gjithë ditës
Si zakonisht
askush nuk është këtu
kurrë as që vjen kush
Fatmirësisht
biseda e brendshme
anulohet
nga zhurma e bardhë e dimrit
“Unë nuk jam as mendja,
As intelekti,
as zëri i heshtur brenda…”
edhe kjo është anuluar
e tash Lexues Fisnik
në çfarë emri
në emër të kujt
vini
të çoni dëm kohën me mua
në këto sfera luksoze dhe të pakësuara
të Intimitetit të Kotë?
E përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe: