Letër dashurie: Gënjej, kur them që nuk dua t’ju adhuroj…

Shkrimtari amerikan Henri Miller dhe shkrimtarja franceze, Anais Ninedhe pse të dy të martuar, asgjë nuk i ndali të përjetonin një romancë e cila i frymëzoi njëjtë.

Ishte viti 1932 kur të dy u takuan në Paris. Një dashuri me shikim të parë brenda hojeve të çmendurisë dhe epshit. Lidhja e tyre intime zgjati disa vjet.

Në vazhdim do t’ju paraqesim një nga letrat që shkrimtari amerikan, Henry Miller, ia kishte dërguar të dashurës, Anais:

“…Pa mundur që ju ta vinit re, unë jetoja vazhdimisht me ju. Por kisha frikë ta pohoja – druhesha se mos trembeshit. Sot kisha ndërmend t’ju çoja gjer te dhoma për t’ju treguar akuarelët e mi. Por m’u duk diçka aq e fëlliqur t’ju çoja në atë dhomë mjerane hoteli. Jo, nuk mund ta bëjë këtë gjë. Ju do të më çoni ndokund – në koliben tuaj, siç e quani. Çomëni atje, që të mund t’ju marrë në krahët e mi.

Dhe gënjej, Anais, kur them që nuk dua t’ju adhuroj. A e prisnit që t’jua thosha këtë gjë? Kur pash filmin e Pagnol-it, Mariusin, ëndërroja për ju – ju jeni si ajo anija që niset në det, e vela i keni plotësit të shpaluar, ndërsa drita e diellit ju lazdrohet në trup…

…Anais, nuk di se si ta përshkruaj atë çka përjetoj. Jetoj në pritje të përhershme. Ti vjen dhe koha rrjedh si në ëndërr. Pikërisht kur ikën, bëhem përnjëmend i vetëdijshëm për praninë tënde. Por atëherë është tepër vonë. Ti më topit…”

ObserverKult


Lexo edhe:

HENRI MILLER: ÇDO GJË PARA SË CILËS MBYLLIM SYTË SHËRBEN PËR TË NA MPOSHTUR NEVE NË FUND

ObserverKult