Liljana Kondakçi është këngëtare shumë e njohur. Përpos festivaleve të Dhjetorit, ajo me shumë sukses paraqitet në të gjitha aktivitet tjera të organizuara në Shqipëri per afro 30 vite. Është e njohur edhe për interpretimin e shumë kolonave zanore të filmave shqiptarë si: “Udhëtim në pranvere”, “Kur po xhirohej një film”, “Një vonesë e vogël”, “Fejesa e Blertës”, “Kur bien maskat”, “Ëndërr për një karrige” etj.
Liljana ka interpretuar edhe ne dy filma shqiptarë. Në filmin “Udhëtim në pranverë”, ajo interpreton rolin kryesor të një këngëtareje të quajtur Valbona.
Ajo njihet për intepretimin e këngëve “Këputa një gjethe dafine”, “Himni i jetës” etj.
Në vazhdim e gjeni tekstin dhe videon e këngës “Ne lindëm në pranverë” të interpretuar nga Liljana Kondakçi:
Nuk e mbaj mend në ishte prill a maj,
Kur emrin tënd unë në buzë nisa ta mbaj,
Çdo hap në jetë më zgjon një melodi,
Në çdo motiv refreni ishe ti.
Një stinë e blertë ty emrin ta ka dhënë,
Ndaj pranë e pranë buzëqeshni në çdo këngë,
Nga zërat tanë ditët kumbojnë,
Se në pranverë ne lindëm dhe jetojmë.
Motivi pranveror vallëzon në gji si det,
Dallgëzon prej krahërori dhe merr krahë në jetë.
ora dhe ditët shkojnë,
E jeta në shtigje na fton
Dritë pranverore vendi im jeton.
E përgatiti: A. S.- ObserverKult
—————
Lexo edhe:
Liljana Kondakçi: Ti ikën bëhesh erë… (teksti dhe kënga)
Pikoi vesa e mëngjesit,
Hapi dielli syrin e zjarrtë
Nëpër fushë ç’ta ndieva hapin,
Shoqe moj!
Bëj të them një fjalë të ëmbël,
Po ti ikën bëhesh erë,
Rend e qesh por si një flutur
Nëpër fushën tonë të gjërë.
Do të vij si fllad i majit,
Do të gjej, moj lule fushë
Faqet ç’t’u bënë flakë të kuqe,
kur të thashë do të marr nuse…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU