Sigurisht e keni dëgjuar “Losing my Religion” të REM/ Por, a e dini historinë e saj?

Kënga e REM “Losing My Religion”, nga viti 1991, ka folur në aq shumë njerëz për humbjen (të çdo lloji) sa që nuk mund të mos pyesim veten nëse kantautori Michael Stipe përjetonte një humbje apo ndryshim të ngjashëm në jetën e tij kur shkroi tekstin.

“Nuk është pikërisht ashtu,” thotë ai në një intervistë në emisionin televiziv holandez Top 2000: “Dhe përveç kësaj, kënga nuk ka të bëjë fare me fenë.” Teksti vjen nga një frazë e vjetër e jugut amerikan që do të thotë se diçka është aq tronditëse sa të bën të “humbësh fenë tënde.”

Stipe e përdori këtë frazë si një metaforë për një dashuri të pashpërblyer nga një lloj tjetër besimi – të cilën ai e përshkruan me fjalë të dhimbshme dhe të pasigurta: “mbahesh dhe përpiqesh të arrish, tërhiqesh dhe kthehesh përsëri.”

Shpjegon edhe një tjetër kuptim të dyfishtë të këngës, të fshehur në tekstin e saj: “As nuk e di nëse personi që po i drejtohem më njeh, nëse e di që ekzistoj.” Bëhet fjalë për shembjen e dhimbshme të një aventure romantike që ka arritur majat e dhimbjes së “shenjtëruar”, një version melankolik rock i këngëve për dashurinë si “Earth Angel.”

Duke pasur parasysh rolin që luan përkushtimi ndaj fesë, kënga do mund të fliste edhe për besimin fetar për disa dëgjues, por tani e dimë se çfarë kishte në mendje vetë Stipe kur e shkroi.
Një tjetër zbulim është se Stipe e regjistroi këngën gjysmë i zhveshur dhe pak nervoz sepse i duhej të përfundonte vokalin me vetëm një xhirim dhe teknikun e studios e kishte zënë gjumi. Kërcimi i tij i sikletshëm dhe nervoz u frymëzua nga videoklipi i Sinead O’Connor për “The Emperor’s New Clothes.”

Edhe pse kompania diskografike parashikoi suksesin të madh të këngës, basisti Mike Mills shprehu habinë e tij fillestare që u zgjodh si singëli kryesor nga ‘Out Of Time’. “Nuk ka kuptim,” tha ai. “Kënga është 5 minuta, nuk ka refren dhe instrumenti kryesor është mandolina. Por është e përsosur për REM sepse thyen rregullat”.
Në atë kohë REM punonin në anën e tyre më folk, por albumi i tyre i veçantë na dha gjithashtu “Shiny Happy People”, kënga e tyre më pop – dëshmi e gamës së tyre emocionale.

Në vazhdim e gjeni të përkthyer në shqip këngën “Losing my Religion” (Duke humbur besimin)

Duke humbur besimin

Jeta është më e madhe
Është më e madhe se ty
Dhe ti nuk je si unë
Sa larg do të shkoj?
Distanca e syve të tu
Oh jo, thashë shumë
Ishte një trillim i imi

Jam ai në qoshe
Jam ai nën dritë
Jam duke humbur besimin tim
Duke u përpjekur të vazhdoj me ty
Nuk e di nëse mund ta bëj
Oh, thashë shumë
Por nuk thashë mjaftueshëm
Mendova se të dëgjova duke qeshur
Mendova se të dëgjova duke kënduar
Mendova se mendova se të pashë duke u përpjekur

Çdo pëshpëritje
Çdo orë zgjimi
Zgjedh rrëfimet e mia
Duke u përpjekur të të kem nën kontroll
Si një humbës i rrahur
dhe budalla i verbuar
Oh jo, thashë shumë
Ishte një trillim i imi

Konsideroje këtë
Konsideroje këtë
Nënkuptimi i njëqindvjetorit
Konsideroje këtë
Gabimin që më solli
në gjunjë të dështuar
Po sikur gjithë këto fantazi
na përplasen si të vërteta
Mendova se të dëgjova duke qeshur
Mendova se të dëgjova duke kënduar
Mendova se mendoj se të shoh duke kënduar

Por ishte thjesht një ëndërr
Thjesht një ëndërr

Por ishte thjesht një ëndërr
Përpiqu, qaj, fluturo, provo
Ishte thjesht një ëndërr
thjesht një ëndërr, thjesht një ëndërr
Një ëndërr…

Në shqip Shpendi Shakaj

ObserverKult


Lexo edhe:

NGA ARDITI, ELTONI APO MARSELA, KËNGA “JON”, CILI VARIANT JU PËLQEN? (VIDEO)