Liljana Kondakçi: Ti ikën bëhesh erë… (teksti dhe kënga)

Pikoi vesa e mëngjesit,
Hapi dielli syrin e zjarrtë
Nëpër fushë ç’ta ndieva hapin,
Shoqe moj!

Bëj të them një fjalë të ëmbël,
Po ti ikën bëhesh erë,
Rend e qesh por si një flutur
Nëpër fushën tonë të gjërë.

Do të vij si fllad i majit,
Do të gjej, moj lule fushë
Faqet ç’t’u bënë flakë të kuqe,
kur të thashë do të marr nuse.

Në mes shoqesh ty të gjeta,
Gruri i artë dallgëzonte,
Nëpër fushë ç’ta ndjeva zënë,
Shoqe moj!

—————————————

LEXO EDHE: LILJANA KONDAKÇI: DASHURIA… MË NDJEK KUDO (TEKSTI DHE KËNGA)

Këndon Liljana Kondakçi

Po shkoj tek ajo
përpara rrugës së fabrikës
po e pres
ajo më dashuron
s’e kuptoj pse i kam ndenjur
ftohtë dhe larg.

Pse dashurinë
e saj s’ia kthej
ajo kaq shumë e do.

Po shkoj tek ajo
përpara rrugës së fabrikës
po e pres
ajo më dashuron
Dhe sikur larg të shkoj
Ajo më pret
Në dashurinë e saj unë jam
E do të jem unë përgjithmonë.

Edhe vitet sa më shumë të shkojnë
dashuria e saj më kthen
dhe atje mbes gjithmonë.

Dashuria e saj më ndjek
Më ndjek mua kudo.