Lis Bukuroca: Fustanin tënd nuk e ngrita unë

fustanin

fustanin tënd nuk e ngrita unë

atë e turfulloi era
pullat tua nuk i këputa unë
ato i shkëputi vrulli
buzët tua nuk i skuqa unë
atë e bëri afshi

teshat nuk t’i hoqa unë
sytë e mi e bënë
ti nuk ishe ajo
ti nuk ishe më ti
isha unë ai që tolloviste imazhin
ti mbete vegim i pakapshëm
me fustanin e mëndafshtë mbi qilim
hedhur mbi këpucët takelarta

mbrëmë nuk mbylla sy
u shfaqe përsëri lozonjare
çapkëne e lazdruar
krejt shkopsitur
dhe fytyrë skuqur

të ngarenda pas
por ti përhiheshe dhe treteshe në humbëtirë
si njëpasnjëshmëri figurash
dhe mbete frymë e puhizë
dhe fanar
deri në ag

të pata dëshiruar kur ishe gonxhe
të dashurova kur u shtrive nën shelgun lotues
e djersitur si trëndafili në vesë
ika nga mëkati yt i madh
dhe me fajin tënd
nuk di cilin e dua më shumë më tha

mos dënes pëshpërita
tjetri do të jetë më zemërgjerë se unë
mos u zhgënje nga pikturat
shiko para
mos nxito
ti përqafove të parin që të tha të dua
dhe bëtë dashuri nën shelgun tonë lotues

*Nga përmbledhja “Hijedritat e jetës, poezi 2010-2017”

ObserverKult

Kliko edhe:

PARASHQEVI SIMAKU: FUSTANIN QË TA SOLLA MBRËMË…(TEKSTI DHE KËNGA)