Lotë dhe dhimbje, francezët i japin lamtumirën Jean-Paul Belmondo me një ceremoni madhështore

U mbajt dje në Francë, ceremonia mortore për aktorin e paharrueshëm, Jean-Paul Belmondo.

Kortezhi i varrimit u mbajt në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron, familjes së legjendarit “Bebel” dhe mijëra qytetarëve francez.

Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, gati 1.000 njerëz morën pjesë në procesin e varrimit pasi treguan certifikatën e tyre të vaksinimit.

Ekrane gjigante u instaluan në oborrin e Pallatit Apomachon në mënyrë që të mbledhurit të mund të shihnin ceremoninë, transmeton ‘javanews.al’.

Në orën 20:30, dyert e “Megaron Apomachon” u hapen duke u dhënë mundësinë njerëzve të lënë një lule në arkivol.

Jean Paul Belmondo u varros në kishën “Saint-Germain-des-Prés”, në një rreth të ngushtë familjar, sipas djalit të tij, Paul Belmondo.

LEXO EDHE: Kush ishte Jean Paul-Belmondo, aktori që bëri botën për vete