Një ditë e re po zgjohet,
dhe bashkë me të një dashuri,
gëzimin tonë përcjellin
në rrugë, në rrugë, me mijëra sy.
Si zogj me cicërima
lodrojnë vogëlushët në shtëpi,
përtej dritares hapet
një diell, një jete, një kaltërsi.
Me dashurinë e madhe si det
që rritet në qiellin pa re,
me ëndrra në jetë ngarkuar të dy,
një dallgë plot dritë jemi ne.
Në krahun tënd mbështetem,
tek unë, tek unë mbështetu ti,
dhe dora mbi fëmijët,
si mbi të ardhmen tonë rri.
Si zogj me cicërima
lodrojnë vogëlushët në shtëpi,
përtej dritares hapet
një diell, një jete, një kaltërsi.
Me dashurinë e madhe si det
që rritet në qiellin pa re,
me ëndrra në jetë ngarkuar të dy,
një dallgë plot dritë jemi ne.
——————–
Lexo edhe:
Kush ishte vajza që u bë frymëzim për këngën e parë të Luan Zhegut?
ObserverKult