Heshtja është përgjigje: Nuk e meriton vëmendjen time!

luciano de crescenzo - heshtja

Heshtja nuk do të thotë se nuk kam asgjë për të thënë, apo se jam dakord me atë që shoh.
Heshtja ime do të thotë: “E kam kuptuar kush je dhe nuk meriton as vëmendjen time”. Pra, heshtja nuk është e zbrazët, por është plot përgjigje.
Vetëm kur arrin të “heshtësh”, duke shmangur diskutimet e kota, tregon inteligjencën dhe mençurinë tënde. Kjo është ajo lloj filozofie që nuk ka lindur për t’u mësuar, por për t’u “ushtruar”. / Nga Luciano De Crescenzo

ObserverKult

Lexo edhe:

SILVANA KOLA- LOKA: NGA DITARI I NJË PSIKOLOGEJE…

përputhen silvana heshtja

-Dr. Loka! A mund të më thoni, ju lutem, se si kujdeseni ju për veten, në mënyrë që të jeni në gjendje të na ndihmoni ne, pacientët tuaj? Si arrini të mos ngarkoheni me gjithë këto gjëra që ndajmë ne me ju?
Ishte seanca jonë e katërt. E pata të lehtë të kuptoja se, pas pyetjes për kujdesin tim për veten nuk fshihej asnjë dozë kurioziteti për të ushqyer kënaqësinë e të diturit të gjërave të fshehta për dikë (për më tepër për psikologen).
Ajo donte të dinte sa në gjendje isha unë për ta ndihmuar atë. Sa e qetë dhe e vëmendshme do të isha unë për t’ia lehtësuar dhimbjen, pa qenë e shpërqendruar nga asgjë dhe askush tjetër. Ajo po kërkonte të dinte sa mund të më besonte veten e saj…
Dhe unë iu përgjigja duke i treguar disa prej gjërave që unë bëj për t’u kujdesur për veten, si pjesë e punës për t’u siguruar që të jem aty plotësisht për pacientët e mi.
Për ne psikologët, kujdesi për veten nuk është thjesht çështje personale. Është detyrim profesional gjithashtu. Duhet të jetë!

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult