Lul Beshaj: E vonë ishte ora kur ti erdhe…

gabrielë aeroport babi te do fort, poezi nga Lul Beshaj

E vonë ishte ora kur ti erdhe… poezi nga Lul Beshaj

E vonë ishte ora kur ti erdhe
Në rërën e bardhë të zemrës sime të ngrirë
Ti kokën aty vure dhe heshte
“Këtu tek kjo tokë unë kam për të mbirë”…

Pastaj pa u ndjerë erdhi shiu i parë
Pritjet tua dhe i natës meraku
Kur kthehesha vonë dhe ty të kapte e qara
“Erdhe? S’më ikej nga pragu…”

Nga detet ti solle gjithë ç’ishte e mirë
Nga qielli i syve gjithë tënden dritë
ti erdhe e mbive tek zemra e ngrirë
Më çele dhe mua sa herë thirre “Shpirt…”

Unë vonë sërish kthehem nga dita e gjatë
Dhe lodhjen e zhvesh kur shoh tënden dritë
Kur ti vjen më thua “rrimë zgjuar dhe pak”..
Dhe gjumi të merrë tek buza thotë “Shpirt…”

Pastaj të puth ballin dhe heshtjen, dhe jetën
Dhe Zotit i them “vërtetë, nuk jam vetëm!

babi te do fort, poezi nga Lul Beshaj

———————————————————————————

LEXO EDHE: Lul Beshaj: Është vjeshtë, ty malli nis të merr

Ti rri e mblidhesh sa një grusht
Dhe jeta tylin nis të hedh
dhe çurg i lotëve të zë ngushtë
Dhe heshtja zemrën ta mbështjellë…

Është vjeshtë, ty malli nis të merr
Për të shtrënguar thjesht një dorë
Mbi mal të mallit të mbështetësh
E të kujtosh një kraharor…

E të kujtosh një rrahje zemre
Një fjalë “jam këtu, ske pse trishtohesh”…
A qoftë për pritjen e një ëndrre
E që as do prej saj të zgjohesh…

Pastaj zë bëhesh një pikë shi
Që zë kërkon tokën e saj
një zemër që diku mban ty
Që i thotë heshtjes “jam i saj”…

Dhe ti e di, kur fjalët heshtin
Heshtja flet e thotë “më mbaj”…

————————————————————————————————–

LEXO EDHE: Lul Beshaj: Ndoshta dora t’ka harrue, ama zemra kurrë…

E dashtun Gabrielë,
ndoshta dora t’ka harrue, ama zemra kurrë. Jam dashtë me i mbledh bashkë copat e shkretueme të saj e me fshi gjithkund gjurmët e pranisë së jetës. Kur zemra e nji burri bahet shkretëtirë aty nisin e ja behin erërat e forta të fatit. Po ç’randsi ka fati para gjurmës tande në zemër…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU: