Kur dua të të dua
Mendoj lirinë
Dhe bëhem erë e vij tek floku yt…
Kur dua të të dua
Mendoj Zotin
dhe nis lutem
e zemra më përgjigjet…
Kur dua të të dua
Mendoj Atdheun
Atdheun tim të dashurisë…
Kur dua të më duash
Të pres tek dritë e syve
Dhe ndjej se koha s’është
Është veç dashuria…
ObserverKult
—————————————-
LEXO EDHE: LUL BESHAJ: NDOSHTA DORA T’KA HARRUE, AMA ZEMRA KURRË…
E dashtun Gabrielë,
ndoshta dora t’ka harrue, ama zemra kurrë. Jam dashtë me i mbledh bashkë copat e shkretueme të saj e me fshi gjithkund gjurmët e pranisë së jetës. Kur zemra e nji burri bahet shkretëtirë aty nisin e ja behin erërat e forta të fatit.
Po ç’randsi ka fati para gjurmës tande në zemër. Asht si gjurma e dritës së parë në dy sy që kanë ken verbue tanë kohës. E ma shumë se çdo gjë, emni yt dhe qenia jote e brisht u bë masa ime shpirtërore.
Dhe dy hapa kohë dhe tek dera vjen vjeshta. Unë e di, ty të grin sytë vetmia e mallit. Por nëse najherë ke me më pasë dëshirë andrrash, deshta veç me të thanë se në shkretinë teme asht ende nji kullë me lule të bardha të gjakut, zemra jote në mue.
Por unë du me t’pa me jetue. Me jetue tanë qenien tande prej ylli të hirtë. E mos harro se në çdo frigë gjendet nji djall, e në çdo shpresë gjendet veç Zoti. Jeto dhe shpreso. Qenia jote i duhet botës për me u quejt dashuri!
Isidori puthiti fletën, lëmoi syprinën e saj dhe e nisi andej kah rrihte fortë nji zemër vajze.
—————————————-
LEXO EDHE: LUL BESHAJ: ISIDOR, Ç’TË MUNDON?
Isidori u koll fort dhe nisi të rrotullohet në shtrat me shqetësim. Këtu edhe vdekja kushton kaq lirë, tha dhe hodhi sytë si në paqe nga dritarja. Është vend i mallkuar ky yni. Vend që ha njerëzit e vet. Pshurrja maa në katër cepa. Pastaj u ligsht…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU
ObserverKult