Lul Beshaj: Është vjeshtë, ty malli nis të merr

gabrielë aeroport babi te do fort, poezi nga Lul Beshaj

Është vjeshtë, ty malli nis të merr… poezi nga Lul Beshaj

Ti rri e mblidhesh sa një grusht
Dhe jeta tylin nis të hedh
dhe çurg i lotëve të zë ngushtë
Dhe heshtja zemrën ta mbështjellë…

Është vjeshtë, ty malli nis të merr
Për të shtrënguar thjesht një dorë
Mbi mal të mallit të mbështetësh
E të kujtosh një kraharor…

E të kujtosh një rrahje zemre
Një fjalë “jam këtu, ske pse trishtohesh”…
A qoftë për pritjen e një ëndrre
E që as do prej saj të zgjohesh…

Pastaj zë bëhesh një pikë shi
Që zë kërkon tokën e saj
një zemër që diku mban ty
Që i thotë heshtjes “jam i saj”…

Dhe ti e di, kur fjalët heshtin
Heshtja flet e thotë “më mbaj”…

Titulli origjinal: “Asaj”

babi te do fort, poezi nga Lul Beshaj

LEXO EDHE:

Lul Beshaj: Ndoshta dora t’ka harrue, ama zemra kurrë…

E dashtun Gabrielë,
ndoshta dora t’ka harrue, ama zemra kurrë. Jam dashtë me i mbledh bashkë copat e shkretueme të saj e me fshi gjithkund gjurmët e pranisë së jetës. Kur zemra e nji burri bahet shkretëtirë aty nisin e ja behin erërat e forta të fatit.

Po ç’randsi ka fati para gjurmës tande në zemër. Asht si gjurma e dritës së parë në dy sy që kanë ken verbue tanë kohës. E ma shumë se çdo gjë, emni yt dhe qenia jote e brisht u bë masa ime shpirtërore.

Dhe dy hapa kohë dhe tek dera vjen vjeshta. Unë e di, ty të grin sytë vetmia e mallit. Por nëse najherë ke me më pasë dëshirë andrrash, deshta veç me të thanë se në shkretinë teme asht ende nji kullë me lule të bardha të gjakut, zemra jote në mue.

Por unë du me t’pa me jetue. Me jetue tanë qenien tande prej ylli të hirtë. E mos harro se në çdo frigë gjendet nji djall, e në çdo shpresë gjendet veç Zoti. Jeto dhe shpreso. Qenia jote i duhet botës për me u quejt dashuri!

Isidori puthiti fletën, lëmoi syprinën e saj dhe e nisi andej kah rrihte fortë nji zemër vajze.