Ata po vdesin njëri mbas tjetrit;
të hedhësh dhe mbi ta, u bë krejt e zakonshme
si t’i hedhësh kripën gjellës.
Janë të gjithë në një brezi, të afërmit e mi
ose më mirë të një epoke,
e fëmijët e epokës janë si qentë e lidhur me një slitë,
në kërkim të arit:
duhet të vrapojnë, ose të rrëzohen njëherazi.
Epokat s’janë matematikë
por, krehra, krehra që rrafshojnë ҫdo rebelim floku,
epokat lënë pas vetëm silueta:
të zeza, gri, të bardha arktike.
ObserverKult
Lexo edhe: