Nga më të bukurat e Lleshanakut: Gjëja që më pëlqente tek ai

Gjëja që më pëlqente tek ai, poezi nga Luljeta Lleshanaku

Ishte mënyra se si iu afrua shtratit të parën herë,
gati me përtesë, pa i hedhur sytë jashtë
ku mesdita e korrikut ngrinte leqe të pambukta shprese.
Fikjen e llambës me një prekje të vetme.
Dhe thyerjen e ҫarҫafit me atë siguri
sikur e bënte prej njëmijë vjetësh

Si një anije e madhe që po kthehej në port
me ngarkesën e saj të fundit; e gatshme për skrab.
E ҫ’rëndësi ka se ҫ’ndodhej në hangar
thasë kafeje, porcelan apo ethe tropikale!

ObserverKult

————-

Lexo edhe:

Lutfi Dervishi: Nisa djalin për në stan, ai më kthehet “akademik”

Nisa djalin për në stan Me pahir e me vërtik Unë e nisa për çoban Ai më kthehet "akademik"

Nisa djalin për në stan
Me pahir e me vërtik
Unë e nisa për çoban
Ai më kthehet “akademik”

Mbeten dhëntë vetëm te mali
Ujku mund të ketë bërë kërdinë
Po me djalin më ka zënë halli
Kërkon shok për Akademinë!

Do kompjuter për të bërë zoom
Kërkon lekë- thotë, për provime
Do këpucë e do kostum
Dhe këto i quan “thërrime”

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult

REXHEP BEQIRI: JA ERDHI ÇASTI, AI ÇAST QË I KEMI IKUR…

trishtim

Pak para se ta fikë, u djeg drita e dhomës.
Terr.

Shikimi i fundit ishte tek dy tre librat librat e shejtë. Krimbi raftet e drurit të librave i grimcon papushim, vetëm këtë e dëgjoj.
Terr.

Mornica trupi më përshkohet, a thua si do të duket trupi im kur kafka ime të bëhet strehë për insekte?!
E barku im i shpuar nga krimbat?!
Apo në vend të organit tim të kem strofull gjarpërinjësh?!
Terr.

Më përpelitet mendja si insekt i kthyer në korriz. Në tym udhëzimet hyjnore, s’i nxjerr dot në dritën e mendjes. Gurgullimë e fjalëve që u thanë me kokën në ujë dhe asgjë më shumë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult