Mallkuar qoftë më ra nga dora
vazo u thye, por lulet asnjëherë
i rënë në t’dy gjunjtë n’tokë i mora
parajsa s’ndërtohet me lule në ferr.
Rroftë sa malet aromë e tyre!
me to ndërtova kurorën e princeshës
dritë e neonit në mes fytyre
sytë e saj më janë si rrush i vreshtës.
Shkurt e shqip të them me shkronja latine
mish-mash i ndjenjave përbrenda meje
lulet për ty më janë stoli lëndine
asketë t’dashurisë sëkësaj beteje.