Nga Ricardo Quintana
E trishtueshme është kjo buzëmbrëmje
pa ditur asgjë për ty.
E trishtueshme është fshehja
e diellit,
pas plagëve
të reve.
E trishtueshme është kjo buzëmbrëmje
pa dëgjuar
fjalët e tua,
që janë për mua
regëtima qiellore.
Më këput shpirtin
e padurueshmja
mungesë jotja.
Pa shkëlqimin
e syve të tu,
në një të thellë
trishtim
më zhyt kjo buzëmbrëmje.
Shqipëroi: Bajram Karabolli
*Titulli i origjinalit: “Trishtim…”
ObserverKult
Lexo edhe:
BAJRAM KARABOLLI: JA PSE DUHET TA LEXONI DON KISHOTIN
Pesë arsye pse duhet ta lexoni Don Kishotin
Nga Bajram Karabolli
Don Kishoti është një parodi për librat kalorësiakë, për kalorësit endacakë, është një tallje, është plot humor.
1. Leximi i Don Kishotit nuk është punë akademike: asnjë nga mësuesit e Gjuhës dhe Letërsisë Spanjolle nuk e ka kërkuar si lexim të detyrueshëm këtë vit.
Pra nuk është punë akademike, as nuk duhet ta bëni gjatë kursit; ju duhet ta lexoni vetëm sepse ju pëlqen.
Është një sfidë personale: të dish që ke mundur të lexosh një vepër kaq të gjatë dhe të rëndësishme; të jesh në gjendje ta thuash, ta ndash, ta tregosh, të flasësh për të…
2. Don Kishoti është një parodi për librat kalorësiakë, për kalorësit endacakë, është një tallje, është plot humor. Është e vërtetë që ne nuk i njohim librat kalorësiakë aq sa lexuesit e Shekullit të Artë dhe nuk mund të qeshim me ta, por humori e mbush librin: marrëzitë e don Kishotit, shprehjet e Sanço Pançës, sajesat e personazheve të veprës, për të na provokuar më shumë se çmenduria e don Kishotit…
3. Vepra trajton vlera të nevojshme si liria, miqësia, lufta për të realizuar ëndrrat… Pra, nuk janë pak.
4. Thuhet se folësit e rëndomtë të gjuhës së nënës së tyre, mund t’ia dalin për t’u marrë vesh edhe me rreth 250 ose 300 fjalë. Një folës mesatar spanjoll, apo i çdo gjuhe mund të përdorë rreth 1000 fjalë dhe një folës i arsimuar mund të arrijë në 5000 fjalë; te Don Kishoti ne mund të mësojmë më shumë se 22.000 fjalë të ndryshme.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult