Mahmud Dervish: Asgjë nuk më pëlqen…

mahmoud_darwish lufta

Mahmud Dervish: Asgjë nuk më pëlqen…

***
Asgjë nuk më pëlqen
tha një udhëtar në autobus, as radioja,
as gazetat e mëngjesit, e as kalatë mbi kodra.
Dua të qaj.
Shoferi i tha: “Prit të arrijmë në stacion
dhe i vetëm, sa të mundesh qaj!”

Një zonjë tha: “Edhe mua po ashtu. Asgjë nuk më
pëlqen. I tregova tim biri varrin tim,
ai e pëlqeu dhe fjeti në të, lamtumirën pa ma dhënë .”

Një universitar tha: “Edhe mua, asgjë
nuk më pëlqen. Kam studiuar arkeologji, pa
ia dalë të zbuloja identitetin në gur. Thua unë
të jem vërtet unë?”

Një ushtar tha: “Edhe mua, po ashtu, asgjë
Nuk më pëlqen. Unë gjithnjë e rrethoj një fantazmë
Që më rrethon.”

Shoferi idhnak tha: “Ja pra
U afruam në stacionin e fundit. Prandaj, përgatituni
Për të zbritur…”

Ata sakaq ulëritën: “Duam atje, përtej stacionit.
Kështu që, jepi shko!”

Ndërsa unë them: “Edhe unë jam si ata. Asgjë nuk më pëlqen.
Mirëpo, unë
lodhur nga udhëtimi jam.
Prandaj, zbritmë këtu!”

Në shqip: Agron Islami

Mahmud Dervish

LEXO EDHE: Mahmud Dervish: A e ke njohur dashurinë?

Ajo: A e ke njohur dashurinë ndonjëherë?
Ai: Kur vjen dimri më kaplon një pasion
në lidhje me një gjë që mungon. Ia shtoj
një emër, çfarëdo, dhe e harroj…
Ajo: Ç’është ajo gjë që e harron? Më thuaj!
Ai: Dridhma e etheve dhe përçartjet
nën çarçafë ndërsa dihas: – Më mbulo!
Ajo: Nuk është dashuri kjo që thua
Ai: Nuk është dashuri kjo që them.
Ajo: A e ke ndjerë ndonjëherë dëshirën që ta jetosh
vdekjen në krahët e një gruaje?
Ai: Sa më e plotë të jetë mungesa, aq më i pranishëm jam
dhe largësia thyhet, e kështu,
vdekja përqafon jetën dhe ajo përqafon atë si dy binjakë.
Ajo: Dhe çfarë pastaj?
Ai: Çfarë pastaj?
Ajo: U bëre një me të, sa nuk i njohe duart e saj