Manjola Brahaj: Kanga e natës

Asht natë e zezë.
Nji dritë përtej horizontit po përgjon e vetme,
ajo don me pa përtej asaj që sheh,
ajo don me harrue edhe atë që e njeh,
po ju fleni zogjtë e mi të marrë,
fleni në kafazin tuej të errët.

Asht natë e kthjellët.
Hana ka dalë bash në kupë të qiellit sonte,
ajo don shoqe
për me e mundë terrin,
për me e mundë vetminë,
po ti flej zemra ime e lodhun,
flej në pusin e heshtjes së përtejme,
ku kanga për hanën nuk mbërrinë.

Asht natë e ftohtë.
Diku tej ndihet ulurima e nji ujku,
ai don shokë,
për me e çue ulurimen deri te hana,
për me e shkye qiellin me dhambë si me dana,
po ju fleni bishat e mia,
fleni në shtratin e pastër me çarçafë të bardhë,
fleni deri sa të bajnë koha me ague
fleni në mue
“unë djepi juej; ndoshta vorri juej.”

ObserverKult


Lexo edhe:

MANJOLA BRAHAJ: NANËS!

Nanë!
Ami ato duer të dangosuna prej lodhjes,
t’i puthi me tanë dashninë time prej bije,
të ndiej lodhjen e tyne kur mue më kanë
mbajtë
në terr e në dritë, –
-Liman dashnie i mbushun prej vitesh.

Nanë!
Ama atë krye tash do vjet të filluem me u thíjë,
ama se e due ngat!
Me e pa, me e prekë, me e puthë.
E me e dashtë, e me e dashtë, e me dashtë…
Ma këndo nji kangë nanë e vnom në gjumë.
Due me pushue, e me pushue, e me pushue…
Në krahët e tu.
Ma jep krahnorin të ngjeshem aty –
Strofkulla ime ma e nxehtë,
Dashnia me të cilën harrnohem
Kroni ku jam la e jam ngi ujë të bekuem
nuk më duhen krahë të tjerë,
jam Aguliçe e pranverës së sapoleme mbramë,
due me më lidhë në djep edhe njiherë.
E burgueme qenies tande si e marrë,
jam e strukun.
Sytë e tu i due – dritë parajsash që shpesh s’i
shoh.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult