Manjola Nallbani u tërhoq nga pjesëmarrja në Festivalin e Këngës pasi u infektua me Covid, ndërsa beteja me koronavirusin ka lënë gjurmë tek ajo.
Këtë e ka reflektuar me projektin më të ri që ka publikuar, një këngë dedikuar situatës së pandemisë dhe veçanërisht sakrificës së mjekëve, atyre që ndodhin në frontin e parë të luftës për të shpëtuar jetë njerëzish, transmeton ‘noa’.
Kënga mban titullin “Triumf”, për të cilën ajo shkruan:
“Kjo këngë është për NE! Një dedikim për dashurinë dhe solidaritetin njerëzor në këtë kohë pandemie. Gjithashtu një mirënjohje për gjithë ata mjekë që shpëtuan jetë”.
Triumf (Teksti)
I gjithë kuptimi i jetës sime je ti
Bukuria jote s’ka fund
Me ngjanë në ëngjull ti
Po të pres të ngrihesh
Të flasim të qeshim prapë
Dashuria jonë e di se do ja dalë
Ëndrat tona do i realizojmë
Jo as kjo sëmundje…
Z’do t’mund të na ndalojë
U betuam, gëzimet, hidhërimet
Bashkë do i kalojmë
Dashuria jonë pa dyshim, do triumfoj.
E ëmbla ime…
Ti më mbanë të gjallë
Ngrihu të vazhdojmë, aty ku e lamë
Dhe rrugëve të qytetit
I mungojnë hapat e tu, hapat e tu
Buzeqeshja jote, bukurinë kësaj bote, ia shton dhe më shumë
U betuam, gëzimet, hidhërimet
Bashkë do i kalojmë
Dashuria jonë pa dyshim do triumfoj.