Ju ftojmë të lexoni poezinë “Qielli” të poetit grek, Manolis Anagnostakis!
Së pari të të kap duart
Të kërkoj pulsin tënd
Pastaj të shkojmë bashkë në pyll
të përqafojmë pemët e larta
që në çdo trung kemi gdhendur
vite më parë emrat e shenjtë
T’i shqiptojmë bashkë
t’i numërojmë një nga një
me sytë lart drejt qiellit si lutje.
Pyllin tonë nuk e fsheh qielli
Nuk kalojnë këndej druvarë.
Përktheu Alma Braja
ObserverKult
Lexo edhe: