Maram Al Masri: Fëmijët janë amaneti i çmuar i jetës…

maram al masri

Nga Maram Al Masri

Fëmijët nuk i kuptojnë
edicionet e lajmeve
rënien, ngritjen dhe luhatjen e bursës
madje, as krizën ekonomike.
Fëmijët ëndërrojnë
për kuajtë
qentë, macet
dhe miqtë
Në veçanti
ata ëndërrojnë puthjet, buzëqeshjet
dhe duart përkëdhelëse.
Fëmijët nuk e kuptojnë
heshtjen e dasmave
mbylljen e qendrave argëtuese
as dhe refuzimin e familjarëve
kur ata kërkojnë mollën e dashurisë
çokollatën
apo qoftë dhe një xhiro me kuaj
druri
Fëmijët nuk i kuptojnë luftërat
madje, as kur
imitojnë policinë
apo maskohen si indianët e kuq.
Fëmijët janë amaneti i çmuar
i jetës…

Përktheu: Elmaz Fida

ObserverKult


Lexo edhe:

OSCAR MILOSZ: IKNI… FILLIKAT MË LINI…

Flini,-jo, ikni. Fillikat më lini. Ja hija.
Zërat tanë janë rrëzim zallesh në funde varresh.
Një temjan gjumi i mbulon moçalet.
U plaka me lojën e orëve mbi fytyrat tuaja.

Flini, ikni, vdisni, ju që ishit emrat
Efemerë të së njëjtës dhimbje që mbetet po ajo.
E jetova ditën tuaj, jam lodhur nga bëmat tuaja.
Zemra ime s’ka më jeh për tuajat “po” dhe jo”.

Këtej, më ndiqni! Kjo mbrëmje sa e vjetër!
Unë derën do ta mbyll kur ju të keni ikur.
Do të jem vetëm…Ikni, ikni, fletët e mia të thara,
Ikni me erën e madhe të harrimit të heshtur…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult