Maria Sudibyo: Përgatitu për të papriturën

Përgatitu për të papriturën.
Unë mund të heq dorë nga përpjekja,
por jo sot, kjo është e sigurt.

Përgatitu për të papriturën.
Unë mund t’i humb nervat,
por jo sot, kjo është e sigurt.

Përgatitu për të papriturën.
Unë mund të bërtas fort,
por jo sot, kjo është e sigurt.

Përgatitu për të papriturën.
Unë mund t’i jap fund kësaj loje,
por jo sot, kjo është e sigurt.

Përktheu: Irena Dono

LEXO EDHE: Maria Sudibyo: Kërkoj diçka që as vetë s’mundem ta kuptoj