Kam frikë të të shoh
nevojë të të shoh
shpresë të të shoh
amështi të të shoh
kam dëshirë të të takoj
shqetësim të të takoj
sa siguri të të takoj
aq dyshim të të takoj
kam ngut të të dëgjoj
gëzim të të dëgjoj
fat i madh të të dëgjoj
dhe frikë të të dëgjoj
do të thotë
duke përmbledhur
jam i mërzitur
dhe i përndezur
ndoshta më shumë e para
se e dyta
e po ashtu
anasjelltas.
*Titulli i origjinalit: “Anasjelltas”
Shqipëroi: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
BENEDETTI: NUK E KISHA IMAGJINUAR KURRË QË LUMTURIA MUND TË SILLTE KAQ TRISHTIM…
Mario Benedetti, autor i më se 80 librave në poezi dhe në prozë, vlerësohet si një ndër autorët bashkëkohorë më të mirë. Ai është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
ObserverKult ua sjell në vazhdim disa nga thënie të Mario Benedetti
Duhet të dish se ka njerëz që të ofrojnë yje dhe ka të tjerë që të çojnë tek yjet. Ky është ndryshimi midis atyre që ke qejf dhe atyre që do.
Në jetë duhen shmangur tri figura gjeometrike: rrethet vicioze, trekëndëshat dashurorë dhe mendjet katrore.
Nganjëherë fjalët e mia bëhen të holla si era dhe luajnë me flokët e tu.
Ndjenja e fajit i jep më shumë shije mëkatit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult