Mario Benedetti: Mikja ime… ta bëjmë një marrëveshje…

Poezi nga Mario Benedetti

Mikja ime
ti e di
mund të mbështetesh
tek unë
jo deri në dy
apo deri në dhjetë
por vërtet të mbështetesh
tek unë
nëse ndonjëherë
më vë re
se të shoh në sy
dhe një fije dashurie
dallon tek sytë e mi
ti mos u alarmo
as mos mendo se është shenjë marrëzie
megjithëse e sheh atë fije
apo ndoshta sepse ajo ekziston
ti mund të mbështetesh
tek unë
nëse herë të tjera
më gjen
të zymtë pa arsye
mos mendo se është shenjë dobësie
ti prapë mund të mbështetesh
tek unë
por le të bëjmë një marrëveshje
unë do të doja të mbështetësha
tek ty
është kaq bukur
të di se ti ekziston
më bënë të ndihem i gjallë
dhe kur ta them këtë
dua të them të numëroj
qoftë edhe deri në dy
qoftë edhe deri në pesë
jo që ti të vish
gjithë ngut në ndihmën time
por që ta di
me qartësi të plotë
se ti e di që mund
të mbështetesh tek unë.

Në shqip: Bajram Karabolli

ObserverKult


nënë tereza

Lexo edhe:

“NDIHMO NJERËZIT, JEPI BOTËS MË TË MIRËN”, POEZI MOTIVUESE NGA NËNË TEREZA

E madhja Nënë Tereza, me poezitë e saja ka frymëzuar dhe motivuar njerëz për t’u ballafaquar e tejkaluar pengesat e problemet. Ato janë përplot mesazhe që ua rikthejnë besimin e humbur, besimin e lëkundur.
Në vazhdim mund të lexoni njërën nga poezitë e Nënë Terezës.

Nënë Tereza: Jep çka ke më të mirë

Njeriu është i paarsyeshëm, i palogjikshëm, egoist
nuk ka rëndësi, duaje.
Po bëre mirë, do të të veshin qëllime dytësore egoiste
s’ka rëndësi, bëj mirë.

Po realizove objektivat e tua, do të gjesh miq të rremë dhe armiq të vërtetë
s’ka rëndësi, realizoji.
E mira që bën do të harrohet nesër
s’ka rëndësi, bëj mirë.
Ndershmëria dhe sinqeriteti të bëjnë të lëndueshëm
s’ka rëndësi, ji i sinqertë dhe i ndershëm.
Ajo që për vite ke ndërtuar mund në një çast të prishet
s’ka rëndësi, ndërto.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult