Në fillim qe heshtja. E mërzitshme, e pashueshme, e fuqishme. Heshtja është si një lagunë madhështore. Veshi shkencor dhe ateist ende nuk e kanë zbuluar se cili qe tingulli i parë që u përplas me këtë qetësi dhe as cila qe gjallesa e parë që shqiptoi britmën e përurimit.
Prandaj për origjinën humane, besimtarët mbështeten te Gjeneza dhe prej aty informohen për dukjen e Adamit, të Evës dhe të gjarprit ndërmjetës që stisi dashuritë e para incestuoze. Pastaj gjithçka u bë tragjike, kur kainët e parë u bënë atë që u bënë abelëve të parë.
Ndërkaq, heshtja ishte si një kullë vrojtimi e palëvizshme dhe e tillë vazhdoi për shekuj e shekuj, duke vrojtuar luftëra përciptazi dhe duke shqyrtuar paqe me kujdes, sa të shkurtra edhe të përkohshme.
Qysh nga ky çast heshtja u zhyt në pagjumësi por edhe në ëndrra, ku makthet më të këqija e kthenin në gjumashe të verbër dhe të shurdhët. Kësisoj, kur dashnorët përqafoheshin në heshtje, dëgjonin rrahjet e zemrave të tyre të tronditura. Dhe kur hyjnë vetëvrasësit, më në fund, ndoshta kuptojnë se vdekja është heshtja. Nga ana e saj, heshtja e detit, e cila dëgjohet përherë, është më e përqendruar se ajo e një shtambe, më e pamëshirshme se dy pika.
Disa veteranë rrëfejnë se në terrin e tij të harxhuar vetëm bulkthi e bënte copë-copë heshtjen, por, kur mbaronte serenata, errësira përsëri ishte e heshtur dhe e kaltër.
Megjithëkëtë, pse ta mohojmë, edhe tani ka pak gjëra shurdhuese sa heshtja.
Përktheu: Bajram Karabolli
LEXO EDHE: MË PËLQEJNË NJERËZIT BESNIKË, KËMBËNGULËS, ME KRITERE, ME KARAKTER…