Mariza Ikonomi: Mos më lë të shkoj (teksti dhe kënga)

Nëse natën vij
të futem në shtrat
ti mos u frikëso,
vij e iki prapë,
e iki prapë.

Vij e iki prapë,
ëndrrën nuk ta prish,
butë porsi nje mackë
në kuvertë do rrij,
në kuvertë do rrij.

Një ledhatim një fjalë të ngrohtë,
nga ty pres sot.
Mos më lër të shkoj
se natën bën ftohtë
s’ka as hënë as yll
udhën s’e gjej dot
kurrë mos më lësho,
këtu dua të vdes,
shtrati parajsë,
mëngjes më kthen.

Mos më lër të shkoj
se natën bën ftohtë
s’ka as hënë as yll
udhën s’e gjej dot

Kurrë mos më lësho,
këtu dua të vdes,
shtrati yt parajsë më kthen.

Në kuvertë do rrij mu në gjoksin tënd
nëse ti më do
kurrë mos më lësho
Një ledhatim një fjalë të ngrohtë,
nga ty kërkoj.

Nga po kjo këngëtare: Mariza Ikonomi: Nuk mundem të jetojë pa ty (teksti dhe kënga)