Nga Gabriel Garcia Marquez
“Burra duhet të dini diçka: Gratë inteligjente nuk kërkojnë një lider për ta ndjekur pas. Nuk duan të ndjekin askënd, e as t’i tregojnë rrugën askujt.
Ato thjesht duan të ecin përkrah jush.
Ato e dinë mirë se jeta pa dhunë është një e drejtë themelore, e jo luks apo privilegj”.
ObserverKult
Lexo edhe:
FERNANDO PESSOA: GJITHË NATËN S’MUNDA TË FLE DOT
Gjithë natën s’munda të fle dot
Nga horizonti i errët dhe i ftohtë vjen mëngjesi.
Pse ekzistoj në këtë botë?
Për asgjë që nata qetëson,
Për asgjë që ngjall dita e re,
Për asgjë serioze,
Për asgjë të kotë?
Syenjtur nga ethet pa kufij të pritjes
Me frikë shoh agimin e ditës,
Që përsërit të njëjtën ditë të fundit
Të botës dhe të dhimbjes
Ditë e ngjashme si gjithë të tjerat
Në familjen e përjetshme
Të të qenit përherë kështu.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ÇOHU BABA DHE EJA PRAPË…
Nga: Georgios Vizyinos
Zgjohu baba! se po agon,
qielli nis e skuqet,
mbarë toka sterrë nis flakëron.
Çohu dhe ti tek zbardhëllon, e të dëgjojmë gushkuqët.
Tok me mamanë në këtë orë
më vinit ju tek dhoma,
më flisje m’ atë zë gazmor.
E binte zilja si këmborë. Po ti si fle akoma?
Çfarë ëndrre po shikon tani
në errësirë të ndritur.
Fjete, kur unë isha kërthi,
e pa kuptuar qysh e si, shiko sa jam, i rritur!
Zgjohu e shih, e rrudhur, plakë,
e gjora nënë e mjerë!
dhe gjyshe e shkretë ng’ai merak,
u tret, u shua e u mpak dhe iku… për ngaherë!
Baba, tregoma atë fshat
të t’ vdekurve nën tokë
e do të nisem një mesnatë,
dy lule për atë të ngratë, të çoj t’ja vë mbi kokë!
Më thonë se qenka natë e zezë,
skëterrë, pis, errësirë,
por unë qiririn do ti ndez,
që të ndriçojë porsi mëngjez, tek gjyshja ime e mirë!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult