Poezi nga Marsel Lela
Ku është atdheu?
Në ç’dosje qeveritare është arkivuar?
Ku qan duarlidhur, ku shitet, ku blihet,
Ku shahet në gjuhë të vet?
A thua nata e gjeti sërish rrugëve
Të dehur, të mardhur, pa asnjë dyshkë në xhep?
Apo hipur në njē kamion mallrash
Ka kaluar kufirin si një mall pa zot?
Ku është atdheu?
Ç’kular i hedhin në grykë dhe osh e tërheqin nëpër dyer ambasadash,
Për ta ekspozuar pastaj si një objekt të vdekur në duar?
Ejani ta gjejmë atdheun sa s’ka mbetur veç dhe!
ObserverKult
Lexo edhe:
MARSEL LELA: E ARDHMJA U TAKON ATYRE QË E DUAN ATDHEUN E TYRE PA KUSHTE!
Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Marsel Lela.
Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Është e vështirë të flasësh për të përkryerën në një botë të papërkryer. Termin ‘e përkryer’ do e zëvendësoja me ‘e plotë’. Unë besoj se njeriu nuk mund të jetë kurrë plotësisht i lumtur, përderisa ekziston vdekja dhe ajo që na tremb më tepër është vdekja e njerëzve që duam.
Ndjenja e të përkohëshmes na kthen menjëherë me këmbë në tokë, pas çdo çasti të lumtur, duke e ditur se edhe ky është i përkohshëm. Madje e keni vënë re se si ne shqiptarët prej së lashti u druhemi çasteve të lumtura?
Nuk duam ta teprojmë shumë me lumturinë, duke e lidhur me shprehjen “pas çdo të mire përgjon e keqja” dhe anasjelltas. Dhe është më mirë kështu. Jeta është e bukur në kompleksitetin e saj, me të mirat dhe të këqijat. Ajo është si një puzzle me copëza lumturie, trishtimi, dashurie, dhimbje, triumfi dhe humbje. Ta jetosh jetën në plotërinë e saj, kjo do të thotë të jesh i lumtur.
Cila është frika juaj më e madhe?
E kam përmendur edhe më lart, frika më e madhe është humbja e njerëzve që do. Kur bëhesh prind kjo frikë rritet edhe më shumë, pasi e gjithë qenia jote është e dhënë me mish e me shpirt pas asaj krijese të vogël që ta ka kthyer botën përmbys dhe do mbetet i tillë edhe kur të plaket. Unë dhe bashkëshortja ime, Denila, kemi një djalë që s’i ka mbushur akoma tre vjeç, Davidin. Që kur ka ardhur në jetën tonë, zgjohem gjatë natës kur të gjitha janë në gjumë dhe shoh nëse po merr frymë. Kjo nuk është diçka që e bëj vetëm unë, pasi besoj se është fiksimi i çdo prindi. Por është shembulli më i mirë për të përshkruar frikën më të madhe.
Tekstin e plotë e gjeni duke klikuar KETU
ObserverKult