Martesa mund të presë, shkollimi jo!

khaled hosseini martesa

“Martesa mund të presë; shkollimi jo. Ti je një vajzë shumë, shumë e zgjuar. Kështu është me të vërtetë.
Ti mund të bëhesh çfarë të duash, Laila. Kaq gjë di për ty. Dhe di gjithashtu se, kur kjo luftë të marrë fund, Afganistani do të ketë nevojë si për gratë, ashtu edhe për burrat, për gratë ndoshta më shumë.
Sepse një shoqëri nuk ka shansë për sukses, nëse gratë e saj janë të pashkolluara. Nuk ka asnjë shansë.”

*Shkëputur nga romani “Një mijë diej vezullues” të Khaled Hosseini

ObserverKult

Lexo edhe:

MARTESA NUK ESHTE PER TY, NËSE…

Lexo edhe:



PYETJA QË S’DUHET T’I BAHET NJI GRUAJE

martesa unë jam gratë tona ada halilaj

Nuk ka pyetje ma të pandjeshme, ma të pasjellshme, ma trazuese, ma të sikletshme, ma të pavend dhe ma pak inteligjente për një grua sesa pyetja : Kur do na e bash një fëmijë?

Kam kohë që dua ta them.

Kam kohë që dua ta diskutoj me ata që pa pikën e delikatesës dhe pa gramin e vetkontrollit kërkojnë llogari mbi lajmet e reja rreth trupit tem.

Pse nuk e kam ba? E para sepse sa herë kam drejtu anijen e mendimit në këto ujëra, kam rreziku me u mbyt prej akuzave si hatërmbetëse, si ekzagjeruese, si ajo që sheh molla të kalbuna në çdo shportë veç sepse don me pas gjithmonë diçka me thanë, veç se don me triumfu me fjalën e fundit në tavolinë.

E dyta sepse edhe për mu, si për shumë gra të tjera, konflikti midis zgjedhjes së lirë dhe imponimit të roleve brenda një kulture që grave ua varros emocionet e paautorizume nën shtatë lëkura, nuk asht aq i lehtë me u zgjidh me dy duar.

Qysh në barkun e nanës, qysh në ekografinë e parë, qysh në veshjen e parë, lojën e parë, fjalët e para, modelin e flokëve, ngjyrën e rrobave, detyrat e para, mundësitë e para, kufizimet e para, nis propaganda gjinore e ndërgjegjësimit, edukimit, sakrifikimit dhe fabrikimit të fëmijëve në fëmijë-djem e fëmijë-vajza.

Pabarazia, kjo gjendje që ndëshkon jetën tonë duke e vra pak nga pak, me goditje kaq të shpeshta sa pothuajse normale, me na e trashë lekurën dhe programu mendjen, lind jo me sytë, krahët e kambët tona, por me gjininë tonë, me një short natyror të pakontrollueshëm, me një aparat gjenital që përcakton ekzistencën e secilit prej nesh në mënyrë të pakthyeshme.

Tekstin e plotë e gjeni KETU