Poezi nga Martha Medeiros
N’se e ndjen me m’kallzue sekretet tua
jam krejt veshë.
N’se andrrat tua s’bahen t’vërteta,
kam me qenë njaty për ty.
N’se ke nevojë m’u mshehë,
ke m’e pasë gjithnji dorën teme.
E n’se qielli bien përmbys mbi ty,
mue m’ke gjithnji mbulesë.
Sa herë t’kesh nevojë për nji vend,
ke me pasë nji qoshe te unë, ku të çlodhesh,
N’se dikush ta thyen zemrën,
s’bashku kem’ me përballë gjithçka.
E kur vedin ta ndjesh krejt bosh,
s’ke me qenë asnjiherë vetëm.
N’se humbesh në t’përtejme,
unë kam me t’kërkue,
e kam me t’çue ndër do vende,
n’se ke nevojë me mendue
E kur gjithçka ka me t’u dukë e humbun,
e ti t’kesh nevojë për dikë
ke me m’pasë gjithnji aty.
Në shqip: Jozef Radi
Lexo edhe:
MARTHA MEDEIROS: VDES NGADALË KUSH BËHET SKLLAV I ZAKONIT…
Vdes ngadalë kush nuk udhëton,
kush nuk lexon, kush nuk dëgjon muzikë,
kush nuk gjen kënaqësi në vetvete.
Vdes ngadalë
kush rrënon dashurinë e vetë,
kush nuk pranon dhe nuk jep ndihmë…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
Kliko edhe:
“DALËNGADALË VDES AI QË BËHET SKLLAV I ZAKONIT”, LEXON LEKA SEFLA
Ju ftojmë të ndiqni në interpretim të aktorit të njohur Leka Sefla njërën nga poezitë më të njohura e njëkohësisht më të diskutueshme në botë “Ngadalë vdes…”. Kjo shkaku që autorësia e saj fillimisht iu mvesh të madhit Pablo Neruda.
Për më shumë klikoni KËTU