
N’se e ndjen me m’kallzue sekretet tua
jam krejt veshë.
N’se andrrat tua s’bahen t’vërteta,
kam me qenë njaty për ty.
N’se ke nevojë m’u mshehë,
ke m’e pasë gjithnji dorën teme.
E n’se qielli bien përmbys mbi ty,
mue m’ke gjithnji mbulesë.
Sa herë t’kesh nevojë për nji vend,
ke me pasë nji qoshe te unë, ku të çlodhesh,
N’se dikush ta thyen zemrën,
s’bashku kem’ me përballë gjithçka.
E kur vedin ta ndjesh krejt bosh,
s’ke me qenë asnjiherë vetëm.
N’se humbesh në t’përtejme,
unë kam me t’kërkue,
e kam me t’çue ndër do vende,
n’se ke nevojë me mendue
E kur gjithçka ka me t’u dukë e humbun,
e ti t’kesh nevojë për dikë
ke me m’pasë gjithnji aty.
Në shqip: Jozef Radi