A qet hija gjak?
Tri herë e vrava Shêjtin në gjumë
në kishë, mbrendë, buzë Drinit
dhe dola jashtë
me gishtin e thyem,
atë të Shën Gjonit, státue,
çue nalt kërcnueshëm
kundër rêve, kundër vetimës
së ngrime n’ajër.
*Titulli i origjinalit: “Vrasje”