Deshta nji vashë
në shpinë e vogël rrethue n’shimshír,
në shpinë e vogël me lule n’shkallë.
Flutrova mbi flatrat e mallit
me bletë në rrezet e para n’àjr
e zemra m’u dridh e dora
si thimtha zogze n’gjinin e lules,
n’aroma, kur pin nektàr.
Deshta nji vashë
me gjakun e ndezun t’Jugut,
me butsinë e frymës së qeshorit n’muzg
tue pritë që parzmi t’binte n’pagjë.
Tash, vetëm zâni i saj i kulluet
më duket ndojherë
se po m’kumbon në veshë,
melodí e dashtun dikur dhe qitë
në harresë.
ObserverKult
——————–
Lexo edhe:
ANTON PASHKU: DESHTA ME JA ZANË SHIKIMIN, POR NUK MUNDA…
Heshtëm. Dhe në heshtje, afër meje, ajo kish zanë të sajojë nji piramidë prej ranës.
Kurse unë nuk bajsha gja. Ndëgjojsha cinxëritjen e gjinkallës së strukur në shqopën mbrapa nesh. Pos saj, nuk ndëgjohej asgja tjetër…
Madje, tash, nuk ndëgjohej as zhumhuri sado i vogël i valëve të liqenit artificial. Së paku, unë nuk ndëgjojsha kurrfarë zani; tanë natyra dukej se kishte mbetë pa gojë, memece, e shurdhët.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
KARLOS SAAGUN: TË DESHA NDOSHTA…
Të desha ndoshta për gjethen ngjyrë ar,
që në zemrën tënde njihja vjeshtë për vjeshtë.
Po sot jo më! Të bien klarinetat!
Festë e ringjalljes së trupave sot është.
Do të ngrihemi së toku me agimin.
E zhveshur je dhe e bardhë. Një përqafim.
U bëra vonë. Po ikën. E hirta natë
tani ka mbetur mbi mendimin tim.
Kurm tjetër më me jetë s’kam për të gjetur
as brenda jetës vetë, këtë e di.
Ra qetësi e agimit. Mund të shkojmë.
Te më i larti mal do të ngjitemi.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult