Martin Camaj: Mbramja asht larg

martin camaj
Martin Camaj

Poezi nga Martin Camaj

Mbramja asht larg
e ti je atje mbi kodër të blerueme
ku gurzit që bashin zhurmë
i përpiu dheu.

Ti je atje me të bijën e heshtjes
e me shoqe tjera e mendon për mue.

Unë jam në detin e tingujve
e ndër gjujt e mij ndieva
peshen e tramit tue u ndalue me turr.

Mandej i lëshova vendin një të vjetri
e mes tallazit të krahve thashë:
mbramja ashtë larg e ti andej lumit.

Heshtja prek qiellin me dorë
E ti atje mbi kodër të blerueme
njeh gjurmët e diellit nëpër qiell.

ObserverKult


Lexo edhe:

ARSHI PIPA LETËR MARTIN CAMAJT: JE ZEMËRUAR, SE NUK KAM SHKRUAR PËR LIBRIN TËND?

“Je zemëruar se nuk kam shkruar për librin tënd dhe nuk po vjen në konferencë për Kosovën”? – Zbulohet letra ku Arshi Pipa përplaset me Martin Camajn.

Studiuesi Parid Turdiu ka publikuar kohë më parë një letër të rrallë, që Arshi Pipa ia dërgonte Martin Camajt, më 24 shtator 1982, transmeton ‘konica.al’.

Nëpër rreshta kuptohet qartë, se marrëdhëniet mes dy njerëzve të letrave nuk kanë qenë aq miqësore.

Bëhet fjalë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, ku Martin Camaj ka refuzuar të marrë pjesë.

Për këtë arsye, Arshi Pipa i shkruan këtë një letër me nota jo shumë miqësore… Nga çfarë shkruhet më poshtë, kuptohet se arsyeja mes të dyve është personale…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU