Martin Camaj: Nana

martin camaj deshta
Martin Camaj
Për çdo mëngjes ti shkambin, si shoq t’pandam
e vren ndër sy përtej lumin –në ball.
Grigjen e lshon e mbrama e pret në shpi.
Mbrama vjen burri e në votër kqyr me mall:
nesër tash shkon e kurr nuk k’then!
Tash t’len nji bukë e setrën që s’vlen
dhe djalin në gjoksi shkëndija në votër,
ku rritet e bâhet flakë .
Ket zjarm e ruen përshpirtshëm
ndezun gjithmonë ti, virgjën carani,
tue e mbajtë ndër shplakë.

Me duer që shkulne bar e thyene krande
djalin në buzqeshje e lëmon
si njomza në ftyr’ me zemër nane,
dhe syt e ty, uruesa, shtang
i thonë : “pas-te nana në plang.”