Martin Niemoller: Së pari ata erdhën…

Së pari ata erdhën…, poezi nga Martin Niemoller

Në fillim ata erdhën për socialistët dhe unë nuk fola
nuk fola, sepse unë vetë nuk isha socialist.
Atëherë ata erdhën për çifutët e unë përsëri nuk fola
nuk fola, sepse unë vetë nuk isha çifut.
Më vonë ata erdhën për sindikalistët dhe unë përsëri nuk fola
nuk fola, sepse unë vetë nuk isha sindikalist.
Pastaj ata erdhën për katolikët dhe unë përsëri nuk u ndjeva
nuk fola, sepse unë vetë isha protestant.
Më në fund ata erdhën për mua
por atëherë nuk kishte mbetur askush të fliste…

ObserverKult


Historia e Bahri Çepratit
Foto ilustrim

Lexo edhe:

SË PARI E EKZEKUTUAN, PASTAJ FILLUAN TË VALLËZONIN RRETH KUFOMËS…

Pas gati dy vitesh i fshehur në shtëpinë e Ixhlalit, Saiti u zbulua dhe u vra nga forcat komuniste. Më pas komunistët do ta festonin këtë fitore duke kërcyer rreth kufomës së tij.

Ixhlal Kazazi, vajza e kushëririt të Jup Kazazit, ishte vetëm një fëmijë, kur i çonte letrat me të cilat komunikonin vëllezërit Jup dhe Sait Kazazit, në ditët e fundit të jetës së tyre, që u shuan një javë nga njëri-tjetri. Ndërsa mbi fisin e saj, do të vinin goditje të njëpasnjëshme.

Cila është historia e familjes suaj?

Në shtëpinë e Hafiz Kazazit erdhi Sait Kazazi. Sait Kazazi u strehua për mbrojtje nga i gjithë farefisi. Të gjithë ishin me Ballin Kombëtar, ishin fetarë, ishin të tërë atdhetarë. Saiti, dy vjet pa tre muaj qëndroi te familja jonë. Ishim katër fëmijë, por e gjithë puna ishte të përgatiteshim sesi do të reagonim ne fëmijët, unë dhe vëllai…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU