Poezi nga Ali Podrimja
shënon mollën në degë
e pamundur ta këputish
shkëlqimi i saj të lëbyer
nga varrë e thellë
arin e botës derdh
molla formë s’ndërron
në gur të fatit shkel
mollën në degë qëllon
gërdheja të mbet në fyt.
ObserverKult
Lexo edhe:
ALI PODRIMJA: SI KISHTE SHPËTUAR KOKËN, DRITËRO AGOLLI, PAS BOTIMIT SATIRIK “SHKËLQIMI DHE RËNIA E SHOKUT ZYLO“?
Nga: Ali Podrimja
Në letrat shqipe Dritëro Agolli do të ketë vendin e vet edhe në të ardhmen. Për politikën disa herë është deklaruar se atë nuk e njeh, por e thotë nga zemra, prandaj ai na duket shpesh njeri ekcesiv.
Nuk pranon copëzimin e shpirtit se e shëmtuar i duket demokracia. Shpesh kur më qet udha në Tiranë bëj një sy gjumë tek ai se nuk ma ka ëndja natën ta kaloj në vila të “hijeve”. Për këtë e dinë si demokratët ashtu edhe socialistët e konvertuar dhe të pakonvertuar.
Unë jam pakëz tradicionalist: miqtë nuk mund t’i zgjedh në bazë të bindjeve politike. Aty pranë pesëmbëdhjetëkatëshes me net kemi biseduar se shoqëria shqiptare mund ta kalojë krizën vetëm duke kultivuar shpirtin demokratik. Edhe në këtë ne shqiptarët kemi traditë. Kujtoni vitet’ 30.
Dhe kur mendoja se të nesërmen në mëngjes me Dritëron do të pimë kafe bashkë te Presidenti ynë i përbashkët, ndërronte mendimin dhe prapë ia nisnim nga fillimi. Megjithatë, mendoj se ai është demokrat. Disa vjet kishte qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, por edhe ai kishte provuar censurën: gjashtë libra iu kishin bër kartuç…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU