Maxhun Osmanaj: Pishën, e ndez vetë


Kam udhëtuar me hapa të llojllojshëm
Të breshkës dhe trok t’kalit
Nga larg dhe nga afër
Më kanë parë si të çmendur!
Ndoshta kam frikësuar edhe terrin
Udhëtar i humbur n’mes shumë rrugëve
Disa kanë dyshuar n’forcat e brendshme
Kanë nisur të më gjuajnë
Të vërbërit, fatkeqësisht
Por shigjetat helmuese n’kohë
Kurrë s’e arritën cakun që deshtën
Se i pritja gatitu, pa frikë
Të gjitha shuheshin n’pishën time
Që rritte flakën dhe prushin
E shpirtit tim, që nuk fikej kurrë
Ata, mbetnin gojëhapur
Jam Njeri apo Dragua?!
Për pishën që e ndez, vetë
Dhe rrezet që përqafoj edhe n’errësirë.

ObserverKult


Lexo edhe:

MAXHUN OSMANAJ: SHKRIMI ËSHTË “DHIMBJE” E BUKUR!